Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, gjatë një videokonference për medie ka thënë se në Klinikën Infektive ndodhen tani 36 pacientë, ku 31 prej tyre janë në gjendje stabile dhe 5 janë më gjendje më të rëndë.
“Deri tani sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar janë kryer 1037 monstra prej të cilave 91 pozitive, 1 është shëruar dhe 1 ka vdekur. Sot aty ka pas 37 pacientë të hospitaliazuar prej të cilëve 31 prej tyre janë në gjendje stabile dhe 6 të tjerë janë në gjendje më të rënduar”.
Ai ka shtuar se pas ardhjes së testeve të fundit për Coronavirus, tashmë kanë dorëzuar kërkesë edhe për 10 mijë teste shtes.
Vitia ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi. Ai mes tjerash tha që të shmangen vizitat familjare.
“Vazhdojmë të bëjmë thirrjen për bashkëpunimin tuaj në këtë kohë, për respektimin e masave të sipërpërmendura si dhe shmangni vizitat familjare”.
“Qëndroni në shtepi dhe vetëm bashkë do i’a dalim shpejtë e mirë dhe me pasoja sa më të vogla. “Kjo situatë do të kaloj shpejtë me bashkëpunimin tuaj, prandaj ju lutem për durim dhe ju lutem që të kujdesuni për vetën. Ne duhet të ju qëndrojmë afër personelit duke qëndruar në shtëpi. Ndihma që ata kërkojnë është të qëndrojmë në shtëpi prandaj ndiqni rekomandimet nga IKSHPK dhe MSH”, deklaroi Vitia.
“Pas analizimit të efekteve të kësaj mase dhe kërkesave të qytetarëve qeveria ka marr vendim që koha e lëvizjes të kufizohet nga ora 17:00 deri në ora 06:00 të mëngjesit mirëpo koha e lejuar nuk duhet të kuptohet si një hapësirë për tu grumbulluar. Kjo vlenë edhe për bizneset dhe supër marketet të cilat janë të obliguara. Masat kanë pasur efekt deri më tani por tash kur po hyjmë në një fazë të re kemi nevojë për më shumë discipline, tha Vitia.
Drejtori i IKShPK-së Naser Ramadani ka thënë se situata po mbahet në kontroll nga Institucionet shëndetësore si dhe nga Ministria e Shëndetëisë.
Naser Ramdani, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes dhe të mos dalin shpesh nga shtëpitë për shkak të paradalimit të përhapjes së Coronavirusit në vend.
“Situata po mbahet në kontroll nga të gjitha institucionet ahëmdetësore dhe nga Ministria e Shëndetësisë.Mbi 20 mijë raste i kemi kontrolluar dhe duke i përcjellë simptomat e tyre dhe të gjitha këto janë në kontroll.Rrkomandimet që i kemi dhënë ne ju duhet ende të vazhdoni dhe ti mbani.Sa më larg që jemi prej njëri tketrit aq më larg jemi edhe prej virusi”