Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka ritur gjatë ditës së sotme ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Siç bëhet e ditur në komunikatën e MSh-së, ambasadori Braathu, ka vlerësuar pozitivisht masat e ndërmarra me qëllim të parandalimit të sëmundjes Covid-19, e të cilat siç ka thënë ai kanë ndikuar që të kemi një situatë më të mirë në Kosovë.
Në anën tjetër ministri Vitia e ka njoftuar për së afërmi me situatën dhe me menaxhimit që po i bëhet asaj në tejkalimin sa më të shpejtë.
“Ministri Vitia e siguroi ambasadorin se Ministria e Shëndetësisë nuk do të bëjë asnjë dallim me asnjë nga komunat dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë. Ai tha se në situatën në të cilën gjendemi është shumë i rëndësishëm koordinimin dhe bashkëpunimi që sa me më pak pasoja të tejkalohet kjo situatë e vështirë nga që, sipas tij, virusi nuk njeh as nacionalitet e as kufi”, thuhet në komunikatë.
Ministri Vitia, gjithashtu, ka njoftuar Braathun se gjatë kësaj kohe është siguruar ndihmë nga OBSH, UNICEF, Bashkimi Evropian, SHBA-ja, AQH – SDC (Swiss Development and Cooperation Agency).