Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thirrur një konference të jashtëzakonshme për medie.
Arsyeja e kësaj konference është raportimi në medie se ai nuk e ka nënshkruar kontratën me kompaninë Pifzer për sigurimin e vaksinën anti-Covid.
Në njoftimin për konferencën që do të mbahet në ora 20:45, thuhet se raportimet janë të pavërteta.
“Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia do të mbajë sonte konferencë për media lidhur me të pavërtetat e plasuara sot në media rreth procesit të sigurimit të vaksinave kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.