Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga tetë policët e lënduar sonte në aksidentin me autoblindë në afërsi të Leposaviqit, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK.
“I vizitova sonte dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë”, ka shkruar Vitia.
“Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë”.
Sipas tij, i gjithë stafi në spitalin e pergjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar duke reaguar shpejt dhe në menyrë profesionale.
Ministri Vitia u ka uruar shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë secilit.