Vitia tregon se kur do ta fillojë fushatën për kryetar të Prishtinës

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 15:55 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur rreth fushatës së tij për kryetar të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

I pyetur se kur do të filloj fushatën për kryetar të Prishtinës, Vitia tha se do vazhdoj të punoj për shëndetësinë, dhe asnjëherë nuk ka postuar dhe vepruar për fushatën derisa kryeministri ta zëvendësoj.

“Unë jam Arben Vitia i cili është i njëjti person edhe para vitit 2013 edhe gjatë kohës kur kam qenë Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës e edhe kur ka qenë Ministër në Qeverinë Kurti 1 dhe tani ministër në Qeverinë Kurti 2”.

“Jam i njëjti Arben, por jam në kohëra të ndryshme. Unë s’kam folur e as s’kam postuar asnjëherë për garën time si kryetar i Kryeqytetit. Në asnjë moment unë s’kam bërë asnjë sekondë fushatë siç jeni edhe ju dëshmitarë dhe i gjithë koncentrimi im është vetëm Ministria e Shëndetësisë dhe luftimi i pandemisë. Po përballemi me një variant jashtëzakonisht të rrezikshëm siç është Delta, prandaj jam i fokusuar 100% në këtë temë dhe kjo është hera e parë dhe e fundit që unë flas për garën zgjedhore deri në momentin kur Kryeministri do të vendos të më zëvendësoj”.

Të ngjashme