Vitia: Vota për udhëheqjen e Prishtinës, ishte votë për Lëvizjen

Prishtinë | 20 Jan 2019 | 12:21 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e këshillit të qendrës së Prishtinës ku kryetari i Qendrës së Prishtinës në Lëvizjen Vetëvendosje, Arben Vitia tha se vota e qytetarëve të Prishtinës për të udhëhequr këtë Komunë kishte qenë e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

“Vota e qytetarëve për udhëheqjen e Komunës së Prishtinës ishte votë për Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi treguar edhe me punë se si qeveriset me Lëvizjen Vetëvendosje. Detyra jonë është që të jemi gjithmonë në komunikim me qytetarët”, tha ai.

Vitia tha se vitin që lamë pas, Qendrës në Prishtinë të Lëvizjes Vetëvendosje, iu shtuan 6000 mijë anëtarë në total.

“Kjo është mbledhja e parë e vitit e ju uroj që viti 2019 të jetë një vit i mbarë. Një pjesë nga ju, këtë këshill, janë anëtarë të ri të këshillit. Përkundër një viti me sfida të shumta, Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Prishtinë shtoi numrin e anëtarëve dhe kjo qendër numëron 6000 anëtarë në total dhe mbi 4000 anëtarë aktiv. Grupi ynë i asamblistëve ngriti me dhjetëra denoncime në kuvendin komunal duke u bërë një zë i qytetarëve”, tha Vitia.

Ai tha se situata në Kosovë edhe pas 10 vitesh nuk është aspak e mirë, sipas tij asgjë nuk ka ndryshuar brenda 10 vitesh.

“Viti 2019 po na pret edhe me më shumë sfida. Situata në Kosovë nuk është aspak e mirë dhe nëse e bëjmë dallimin mes dhjetë viteve vërejmë se shumë pak ka ndryshuar. Me këtë nivel dhe shkallë të zhvillimit Kosovës do i duhen edhe 40 vite për ta arritur Kroacinë”, tha Vitia, raporton EO.

“Sot më pak vende e njohin Kosovën se para 10 vitesh. Korrupsioni i tyre i ka bërë ata të shantazhueshëm. Me tërë këtë fatkeqësi që po na sjellin këta qeveritar është një rritje masive e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

 “Gjatë këtij viti na duhet një vullnet i madh i çdo aktivisti. Ne do vazhdojmë të jemi opozita që ngremë zërin pa ndalur për problemet e qytetarëve. Na pret punë dhe angazhim qe e kemi dëshmuar se kur jemi bashkë dhe të organizuar asnjëherë nuk mungojnë rezultatet”, shtoi Vitia.

Të ngjashme