Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka takuar disa logopedë dhe psikologë, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se çështja e shëndetit mendor vazhdon të konsiderohet tabu. Vitia premtoi që në çdo shkollë e Qendër Mjekësore do të ketë psikologë.
“Përpara çështjet e shëndetit mendor janë konsiderua tabu dhe më kujtohet sa kam qenë ministër e kemi hapur një thirrje telefonike për ndihme psikologjike gjatë pandemisë sepse ishte kohë frikë dhe panik dhe ka pasur me mijëra thirrje në MSh, ku akoma takojë qytetarë ku thonë se ju ka ndihmuar shumë”.
“Një gjë më ka prekur emocionalisht, është sesi nuk ka një koordinim institucional me këto profesione, ku patë nevojë erdhën dhe dhanë kontribut. Sa kam qenë drejtor, janë kontrolluar me 12 mijë nxënës dhe janë identifikuar shumë probleme”, tha ai.
Tutje, Vitia përmendi numrin e vogël të punëtorëve social, krahasuar me Shkupin.
“Në Prishtinë janë vetëm 15 punëtorë social, ku as për së afërmi nuk i mbulojnë nevojat. Qyteti i Shkupi i ka 255 punëtorë social dhe ne duhet të ndërrojmë ketë qasje. Nuk premtojmë që t’i punësojmë 200 punëtorë, por do të mundohemi që një ta punësojmë”, tha ai, raporton EO.
“Qytetarët të kenë mundësi përveç trajtimin klinik, të kenë edhe shërbime psikologjike. Sa kam punuar unë për dy vite, më kujtohet se një pjesë e pacientëve nuk kanë pasur shumë probleme organike por u nevojitet një person që flet me te, dhe ta trajtojë në mënyrë psikologjike”, tha Vitia.
Gjatë ditës Vitia është takuar me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.