Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka bërë të ditur se për nëntë muaj të vitit ta kaluar 4 mijë e 860 avokatë kanë qenë të angazhuar sipas detyrës zyrtare.
Ai ka sqaruar se ky shërbim është ofruar për ata që nuk kanë pasur mundësi që të paguajnë vet një avokat dhe se bazuar në kërkesat nga Gjykata, Prokuroria apo edhe Policia kanë bërë angazhimet.
“Me aq sa kam informata nga zyra ex-officio, prej data 1 mars e vitit 2020 deri më datën 31 dhjetor, kemi me 4 mijë e 860 angazhime që kanë shkuar përmes Odës së Avokatëve të Kosovës”.
“…thirrjet vijnë nga Gjykata, Prokuroria dhe Policia të gjitha thirrjet që kanë të bëjnë me çështjen zyrtare shkojnë përmes telefonave kujdestare që janë 24 orë në administratën e Odës dhe ju përgjigjen të gjitha anëtarët në nivel Republike”.
Ejupi ka thënë se mosmbajtja e seancave gjyqësore për disa muaj rresht, avokatëve u ka shkaktuar probleme në të hyra.
Ai ka sqaruar se janë mbajtur vetëm seancat e natyrës urgjente si dhuna në familje dhe çështjet e paraburgimet.