Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është i bindur se kosovarët do të lëvizin pa viza këtë vit.
Thotë se me ratifikimin e demarkacionit Kosova ka plotësuar kushtet për lëvizjen e lirë.
“Është radha e Bashkimit Europian që sa më shpejt të përmbyllin procedurat e nevojshme që të ndodh liberalizimi i vizave”, tha Thaçi.
“Unë them lirisht se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh brenda këtij viti. Mund të ndodh në vjeshtën e hershme”, tha Thaçi për televizionin publik të Kosovës.
Thaçi komentet i bëri pas takimit me komisionarin europian për Fqinjësi dhe zgjerim, Johannes Hahn.
Thaçi pak më parë ka zhvilluar takim me përfaqësuesen e lartë të BE’së në Bruksel para se të nis takimi i përbashkët me Vuciq.