Forca të shumta të Policisë së Kosovës shihen thuajse në çdo cep të kryeqytetit për shkak të vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden.
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, vërehen nëpër rrugët e kryeqytetit, ndërkaq lëvizja në qendër të qytetit është e kufizuar.
Biden ka arritur mbrëmë në Kosovë, ndërsa sot do të takohet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, ku pas këtyre takimeve do të ketë edhe një konferencë për media.