Vizita e kryeministrit Kurti, Tetova me regjim të posaçëm të komunikacionit

Prishtinë | 10 Gus 2023 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Për shkak të vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Komuna e Tetovës ka ndryshuar regjimin e komunikacionit.

Nga Komuna e Tetovës bëjnë të ditur se nesër nga ora 7:00 deri në ora 22:00, Zona A2 nga rrethrrotullimi tek Vero e deri në qendër të qytetit dhe Zona A3 nga qendra deri tek kthesa tek Tropiko, do të jenë të ndaluara për parkim.

“Ky vendim vjen për shkak të vizitës së delegacionit të lartë nga Republika e Kosovës të udhëhequr nga kryeministri z. Albin Kurti në Komunën e Tetovës. Kërkojmë nga qytetarët që gjatë ditës së nesërme të mos parkojnë veturat në zonën A2 dhe A3, dhe kështu të shmangin dënimet”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Ata shtojnë se në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “ Parkingu i qytetit” kanë vendosur që nesër të gjitha zonat e parkimit në Tetovë do jenë pa pagesë.

“Gjithashtu, njoftojmë qytetarët se nesër do të jenë të hapura oborret e shkollave fillore dhe të mesme si dhe parkingu prapa objektit të komunës”, thuhet në fund të njoftimit.

Të ngjashme