Opinionisti Ilir Ibrahimi ka folur për vizitën që patën në Kosovë senatorët amerikanë.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka thekuar se mesazhi që kanë sjellë këta senatorë është që siguria e Kosovës dhe rajonit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është çështje nacionale.
“Çështja e sigurisë ka qenë e një interesi vital edhe në të kaluarën po thuajse për të gjitha administratat amerikanë. Këtë e kanë bërë të qartë edhe me dokumente dhe me deklarimet e tyre, kjo ka qenë arsyeja se pse kanë qenë aq të investuar për të gjetur këto zgjidhje të mbetura përfshirë këtu edhe dialogun dhe çdo gjë që i ka dalë përpara dialogut e kanë kundërshtuar”.
“Siguria e rajonit është interes nacional tani kërkohet nga Kosova që të jetë pjesëmarrëse konstruktive në dialog. Sepse siguria e Ballkanit është çështje nacionale amerikanë. Me ngjarjet në Ukrainë bëhet më e rëndësishme, besoj ky ka qenë mesazhi që e kanë sjellë në Prishtinë senatorët”,ka thënë Ibrahimi.
Ibrahimi ka shtuar se presioni ndaj Serbisë do të shtohet që të pozicionet qartë me qëndrimet e saj, se a do të jetë përkrah Rusisë apo perëndimit