Shefi i Zyrës së BE-së Aivo Orav, ka bërë të ditur se raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian po qëndron në Prishtinë.
Në X, Orav ka shkruar se angazhimi i BE-së me Kosovën mbetet i fortë, me mundësi të reja përpara, përfshirë Planin e Rritjes.
“E mirëprita këtë mëngjes në Prishtinë Riho Terrasin, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, para takimeve të tij me shumë bashkëbisedues. Angazhimi i BE-së me Kosovën, si në nivel lokal ashtu edhe nga Brukseli, mbetet i fortë si gjithmonë, me mundësi të reja në horizont, përfshirë Planin e Rritjes”, ka shkruar ai.