Mediat japoneze kanë raportuar për vizitën e presidentin Hashim Thaçi në Japoni, i cili ka zhvilluar takime të shumta në Tokio, Osaka dhe Kjoto.
Televizioni publik i “NHK” ka transmetuar drejtpërdrejt konferencën për Media të kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe dhe të presidentit Thaçi.
Ky medium ka raportuar për vizitën e presidentit në Japoni të cilën e ka përshkruar se përcaktuese për krijimin e një dinamike të ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.
NHK po ashtu ka raportuar se kryeministri Shinzo Abe do të mbështes edhe më tutje Kosovën, për të punuar së bashku për të përmirësuar mjedisin që kompanitë japoneze të zgjerojnë investimet në Kosovë.
Abe sipas NHK, Abe i ka premtuar presidentit të Kosovë se Japonia do të vazhdojë të mbështes Kosovën në anëtarësimin e saj nëpër organizata ndërkombëtar dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Edhe Agjencia e Lajmeve e Japonisë “Kyodo”, e ka përshkruar vizitën e Presidentit Thaçi në Japoni si të rëndësishme për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe ekonomik ndërmjet dy shteteve.
“Në një takim me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Abe zbuloi një plan për hapjen e një zyre diplomatike në këtë vend në muajin janar, duke theksuar se shkëmbimet midis dy vendeve janë rritur ndjeshëm gjatë dekadës së kaluar që nga krijimi i lidhjeve diplomatike në 2009”, ka shkruar Agjencia “Kyodo”.
Sipas kësaj Agjencie, Abi ka theksuar të jetë i vendosur që të punojë ngushtë me Presidentin Thaçi për t’i bërë lidhjet tona dypalëshe më të forta dhe të synojmë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Gazetat në Japoni kanë raportuar edhe për takimin ndërmjet Perandorit Japonez, Naruhito dhe Presidentit Thaçi. Presidenti kosovar sipas mediave japoneze është liderët e parë që kanë takuar Perandorin, pasi mori fronin në maj të këtij viti.
Mediat në Japoni kanë paralajmëruar se në tetor të këtij viti do të mbahet ceremonia e madhe e kurorëzimit të Perandorit, ku pritet të marri pjesë rreth 200 lider nga mbarë bota.