Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai është nisur për në Britani pas përfundimit të vizitës së saj katërditore në Pakistan, vizitë kjo e para në vendlindjen e saj qëkur u qëllua nga militantët talebanë në vitin 2012.
Malala, tani 20 vjeçare, udhëtoi për në Pakistan për herë të parë që kur u qëllua në kokë në autobusin e saj të shkollës nga persona të armatosur sepse ajo bëri fushatë për edukimin e vajzave, të cilat grupi ekstremist militant i kundërshton, transmeton Klan Kosova.
Malala, i cili ishte 15 vjeç në kohën e sulmit, u dërgua më pas në Angli për t’u trajtuar. Ajo mbeti atje, duke u regjistruar në Universitetin e Oxfordit në gusht 2017, kurse në vitin 2014 fitoi çmimin Nobel për Paqe
Në vendlindje, ajo bëri një vizitë të shkurtër në qytetin e saj në Luginën Veriperëndimore të Swat, si dhe u takua me kryeministrin Shahid Khaqan Abbasi.
Më poshtë pamjet nga vizita e saj:
https://www.rferl.org/a/malala-completes-homecoming-visit-pakistan/29139551.html