Calvin Sun kishte afro 24 orë pa gjumë kur rojat koreanoveriore hipën në minibusin që duhej ta shpinte atë dhe miqtë e tij në aeroportin ndërkombëtar të Fenianit për largim nga vendi.
“E kemi një problem”, tha zyrtarët. Grupit nuk do t’i lejohej të largohen deri në zgjidhjen e tij.
Minibusi ndaloi.
Sun e kujtoi ekskursionin njëjavor në vendin më të izoluar të botës, të njohur si “Mbretëria vetmitare”.“Prej gjithë atyre gjërave që bëmë në Korenë e Veriut atë javë”, thotë Sun, “kurrë nuk do të më shkonte në mendje se vizita në katin e pestë të një hoteli do të na përbënte problem”, transmeton “Koha Ditore”. Kjo gjë nuk po i shkonte në mendje as kur rojat i kërkuan grupit të udhëtarëve të dilnin nga minibusi.
Calvin Sun ishte lindur dhe rritur në New York City nga prindër kinezë. Derisa i mbushi të njëzetat ai pothuajse asnjëherë nuk kishte dalë jashtë vendit. E si student i Universitetit Columbia, që ndodhej vetëm 20 minuta larg shtëpisë së tij, as që kishte qejf të dilte prej zonës së tij të rehatisë. Por një udhëtim spontan në Egjipt më 2010 ia ngjalli etjen për ta hulumtuar botën. E krijoi një blog udhëtimesh “The Monsoon Diaries” dhe përfitoi pasues.
Kështu, Sun e shfrytëzonte çdo pushim dhe fundjavë për ta hulumtuar nga një qytet të ri, duke ia vënë vetes si cak që kurrë të mos e vizitonte dy herë të njëjtin vend.