Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpeshtuar vizitat jashtë vendit, krejt kjo sipas së parë së shtetit me qëllim të lobimit për njohje të reja, anëtarësim në organizata ndërkombëtre etj.
Lidhur me këtë, deputetja e AAK-së Time Kadriaj ka thënë se presidentja Osmani e ka për obligim të luajë rolin e saj unifikues dhe të reagojë për shumë procese.
Ndërsa, Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në një intervistë për Ekonomia Online po e cilëson të mirë punën e presidentes Osmani, duke shtuar se duhet shpeshtuar më shuam vizitat jashtë vendit.
Tutje, ajo tha se duhet të lobohet më shumë për njohje dhe anëtarësim në NATO.
“Presidentja është duke bërë një punë të mirë. E kemi parë të angazhuar në vizita shtetërore jashtë vendit. Çfarë duhet tani për tani prej krerëve institucional është që të kenë vizita sa më të shpeshta dhe të flasin sa më shpesh me liderët e tjerë të shteteve mike të Kosovës dhe këtë e kemi parë me rastin e presidentes po edhe me rastin kryeministrit i cili mori pjesë në vizitën në Londër”.
“Tani është moment kur ne duhet të lobojmë për njohje dhe të kërkojmë anëtarësimin në NATO dhe t’i tregojmë BE-së që ne jemi të gatshëm që të anëtarësohemi dhe të kontribuojmë në demokracinë dhe paqen në Evropë”, tha Pacolli.
Përderisa Kadriaj thotë se fatkeqësisht Kosova ka një presidente të heshtur që vazhdimisht rreshtohet krah qëndrimeve të kreut të Qeverisë, Albin Kurti.
Deputetja Kadriaj tha se Kosova duhet të shfrytëzojë momentumin që pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur pavarësinë ta bëjën këtë urgjentisht, raporton EO.
“Fatkeqësisht e kemi pasur një presidente të heshtur edhe kur janë sulmuar mediet presidentja është dashur të reagojë sepse përfaqëson unitetin e popullit dhe nuk duhet të renditet krah kryeministrit. Ajo e ka obligim kushtetues ta luajë rolin unifikues dhe të reagojë për shumë procese të cilat nuk janë në të mirë të Kosovës”.
“Në të gjitha proceset ka pasur mendim të njëjtë me kryeministrin dhe asnjëherë nuk është distancuar nga ndonjë veprim i Qeverisë edhe kur nuk ka qenë në të mirë të Kosovës”.
“Duhet të shfrytëzojmë edhe këtë momentum që këto pesë vende të be që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës urgjentisht ta njohin sepse automatizëm na mundëson që me qenë pjesë e shumë mekanizmave ndërkombëtar”, tha Kadriaj.