Vizitojeni Shqipërinë, vendin me popullin më fatkeq dhe më vital të botës, por… më parë mbylleni FB-un

Prishtinë | 23 Kor 2022 | 13:01 | Nga Amarildo Pregapuca

Nese niseni per ne Shqiperi, evitoni gjerat e zakonshme per nje turist, sic mund te jete nje shume parash kesh, pasi pavaresisht pikenisjes, ne pikat e kalimit do tu duhet te perballeni me disa pyetje teper interesante, (nese jeni me humor te mire ) ose teper idiote-irrituese, nese idiotizmi nuk hyn tek humori juaj i preferuar.

– Sa do të rrishë?

– Çarë do të bësh?

– Kë do të takosh?

– Do të shkosh diku tjeter pervec Shqipërisë? etj etj, pyetje te tilla qe normalisht kane vetem nje pergjigje: “A me ha nje m…t ?”

Por gjithcka normalizohet, pasi te keni zene vend ne avion.. Nese nuk e pervetesoni gjuhen Shqipe, do ta kini te veshtire te kuptoni se njerzit qe ndihmojne njeri-tjetrin apo nje te moshuar, nje femer apo nje grua me femije..nuk jane kushurinj, nuk kane lidhje gjaku dhe ne fakt nuk njiheshin pak minuta me pare.

Do filloni te ndjeheni komod apo njeri me fat, kjo per aresyen se keni degjuar shume e shume “bema” per “Shqiptaret”..

Ah, ndoshta ne ndonje rast, do degjoni disa njerez qe zihen..mos u shqetesoni, thjeshte po bisedojne me pasion dhe kjo eshte normale.

Pastaj do te vije momenti, kur nga kabina e avionit vjen lajmerimi se per 10-15 minuta avioni do te ulet, keshtu qe duhet te merni masat paraprake te nevojshme (Si venia e rripit te sigurimit etj ) Ky eshte nje moment i frikshem vertet..sidomos nese ndodheni nga ana e dritares.

Do te shikoni faqe mali te shqyera,qe dhe nese keni fantazine e duhur, nuk do t’ju ndihmonin dot te kuptoni tablon mahnitese te pejsazhit qe ka qene dikur..

Do te shikoni mbeturina gjigande te disa uzinave dikur gjigande, qe punesonin dhetra-mijra punetore.
Do te shikoni…

Do te shikoni “banesa” te reja, “hedhur” shkujdesshem, brutalisht shkujdesshem neper fusha, ngastra, prane lumejsh..duke ju a grabitur perjetesisht te qenit “shtepi”, pikevendosja , arkitektura, pozicioni i shtremberuar i banesave perbri, qe te jep pershtypjen se nje Zot pijanec , i ka vendosur pergjithnaten aty, thjeshte se mundej apo se ish zene me te shoqen dhe inatin e nxorri keshtu.

Pasi avioni ulet..gjithcka i rikthehet nje normaliteti njerzor.

Police te sjellshem dhe gati te te ofrojne ndihmen..shume njerez qe presin te afermit e tyre, ku lexohet qarte emocioni dhe padurimi per ti pare e takuar..dhe ne fund taksisti i sjellshem me emrin..Hmm, nga cmimi qe te ofron duket sikur e njeh dhe natyrisht i di dhe emrin..por eshte thjeshte nje taksist, i cili sapo ulesh, me nje ton te pa negociushem , te thote..”Vendos rripin”.

Mos u cudit-Kur kamarieret te te trajtojne si nje “mbret”..nuk te njohin ty, eshte kulture.

Mos u cudit-Kur te shkosh te blesh dicka dhe te kerkojne te te ndihmojne qe te shpenzosh me pak..nuk te njohin ty, eshte kulture.

Mos u cudit-Kur te takosh njerez miqesore dhe te dashur..nuk eshte se te njohin ty..eshte kulture.

Mos u cudit-Kur te shohesh te rinj dhe te reja teper te pashem dhe te veshur bukur..nuk eshte nje sfilate..keshtu jane.

Mos u cudit-Kur te takosh njerez shume punetor dhe shume te varfer por qe duan te te ofrojne “nje kafe” me aq shume zemer.

Mos u cudit-Kur “Krimin” dhe “Drogen” per te cilin ke lexuar dhe degjuar, te mos ta shikosh dhe ndjesh ne rruge,si ne vendin nga ke ardhur..por nese te mer malli per te, hap televizorin ose FB-un dhe ndodhet aty…ne emisone lajmesh, ne shkrime, statuse…por nese e ndjen vertet nevojen ta shikosh dhe ndjesh ne kocke..shiko parlamentin, degjo politikanet, shiko emisionet politike..lexo cdo rrjesht , fjale , germe..te atyre qe jetojne me dhe si rrjedhoje e asaj cfare shkruajne..

Mos u cudit..

Dhe une si ti, e shikoj kete si krim ndaj nje shoqerie, nje populli..

E shikoj dhe une si ti, si nje mision per te zhveshur cdo buzeqeshje nga jetet e atyre njerzve te mrekullueshem qe ke takuar dhe takon..

E shikoj dhe une si ti, si nje bombardim fatal qe i behet investimeve, bizneseve dhe ter punekrijimit apo zhvillimit te nje vendi.

Mos u cudit qe nuk i denon as ligji dhe as zoti..Keta jane kriminelet dhe llumi qe bejne fatkeq kete popull..
Po!
Eshte nje popull vital, pasi asnje qenie njerzore s’do ti rezistonte ketij barbarizmi politik dhe mediatik qe ne te gjithe boten e civilizuar do te quhej terrorizem, tek ne quhet thjeshte mendim ndryshe dhe fjale e lire.
Mos u cudit..

Vazhdo te shijosh ter mrekullite njerzore qe ofron ky vend..por me pare, mbyll televizorin, mos shfleto gazeta..mbyll dhe FB-un dhe shijo.

Ndoshta nje dite, do te zgjohen intelektualet dhe njerzit qe e duan kete vend dhe do te thone ..
Mjaft me!

Të ngjashme