Një vjedhje ka ndodhur në Isniq të Deçanit, të cilën policia e ka cilësuar si vjedhje e rëndë.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se në një shtëpi janë vjedhur para dhe ari.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë saj dhe nga aty kanë vjedhur një shumë parasheh dhe një sasi ari. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.