Tre persona janë arrestuar dje, pasi që të njëjtit në bashkëveprim dyshohet se kanë vjedhur një shtëpi në Istog.
Vjedhja ka ndodhur më 14 prill rreth orës 20:00.
“Istog 14.04.2020 – 20:00. Është raportuar se më 25.04.2020 janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer vjedhje në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.