Vjedhje e rëndë në Malishevë

Prishtinë | 09 Jan 2025 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Malishevë, raporton Ekonomia Online.

Në njoftimin e policisë theksohet se persona të panjohur nga shtëpia e një personi kanë vjedhur material të ndryshëm instalues elektrik.

‘‘Fsh. Plloqicë , Malishevë NN-NN. Është raportuar se të dyshuar të panjohur nga shtëpitë e viktimës mashkull kosovar kanë vjedhur material të ndryshëm instalues elektrik. Në vendin e ngjarjes  kanë dalë njësitet përkatëse policore, dhe rasti i nënshtrohet procedurave hetimore’’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme