Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Suharekë, gjatë të cilës, një laptop të tipit Acer , dy telefona samsung, 100 euro para të gatshme , një armë të gjatë (me leje) dhe shtatë fishekë të cal.7.9 mm janë vjedhur nga shtëpia.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte në një aheng familjar person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur një laptop te tipit Acer , dy telefona samsung, 100 euro para të gatshme , një armë të gjatë (me leje) dhe shtatë fishekë të cal.7.9 mm. Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin”.