Një person nga Prizreni ka raportuar në Polici se mbrëmë pas mesnate, disa persona të panjohur kanë hapur me forcë lokalin e tij dhe kanë vjedhur pije alkoolike.
Siç njofton Policia në raportin e saj 24-orësh, njësitet policore kanë hasur një të dyshuar, shtetas të huaj, në gjendje të dehur dhe në çantën e tij janë gjetur pije alkoolike që dyshohet që janë vjedhur në lokalin e ankuesit.
“Prizren, 13.06.2021 – 00:10. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë hap me forcë lokalin e tij dhe kanë vjedhur pije alkoolike. Njësia policore ka hasur një të dyshuar mashkull shtetas të huaj në gjendje të dehur dhe në çantën e tij janë gjetur pije alkoolike që dyshohet që janë vjedhur në lokalin e ankuesit. I dyshuari është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.