Në fshatin Kijevë, të Malishevës, janë thyer dy kasaforta të Postës nga persona ende të panjohur për Policinë e Kosovës, shkruan EkonomiaOnline.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda objektit të postës dhe aty kanë thyer dy kasaforta, si dhe kishin demoluar objektin,” bënë të ditur policia.
Sipas ankuesit për momentin nuk dihet se çka është vjedhur.