Një grua në Fushë Kosovë ka njoftuar policinë se është sulmuar nga vjehrra e saj.
Sipas raportit të policisë, e dyshuara ka thënë se vjehrra e ka goditur me mjet të fortë druri.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Viktima së bashku me foshnjën e saj janë dërguar në strehimore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet më tej në raport.