Një grua nga Podujeva ka raportuar në polici se vjehrri dhe kunati i saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
Policia njofton se viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Podujevë, 13.03.2022-11:55. Viktima femër kosovare ka raportuar se, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë ( vjehrri dhe kunati) kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje .