“Vjelja e Rrushit Kosova 2024” në Suharekë, Shahini: Kosova ka nevojë për mbështetje të prodhimit

Suharekë | 05 Sht 2024 | 12:05 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe “Agro Kosova Holding” në Suharekë, kanë mbajtur aktivitetin tradicional “Vjelja e Rrushit Kosova 2024”. Aktiviteti, me moton “Unë konsumoj produkte vendore, Po JU?”, mblodhi kultivues të rrushit, nga niveli lokal e përfaqësues të bizneseve vendore, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se tashmë ky është një event tradicional. Ai i bëri thirrje Qeverisë të fokusohet më shumë në përmirësimin e kushteve për investime të huaja dhe prodhues vendës.

Sipas tij, kjo është fryma e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe bizneseve.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është që të promovojmë produktet e Kosovës, t’i promovojmë prodhimet ‘made in Kosova’ Sepse ‘Agro Kosova Holding’ ka një asimetri të zgjeruara të prodhimeve agrare dhe finale duke përfshirë këtu rrush, qershi, dardhe, molle e perime të ndryshme por edhe si podrum i verës Theranda e cila ka shumë produkte cilësore dhe produkte të kësaj kompanie dhe prodhimet e Kosovës tashme janë në tavolinat e Kosovës por edhe në tërë Ballkanin dhe Evropë. Është një fakt i mirë që është një kompani e vetme që eksporton në disa vende te Ballkanit e Serbi dhe është një nga importuesit më të mëdhenj të këtij produkti nga Kosova. Kosova ka nevojë për mbështetje të prodhimit, sepse shërbimet dhe prodhimet e Kosovës do të mund të ngritin cilësinë e jetës së qytetarëve të Kosovës, nëse Qeveria e vendit do të krijoj hapësirë më të madhe për të mbështetur prodhuesit vendor për të mbështetur ekonomit vendore dhe bizneset”, deklaroi Shahini.

Pronari i “AgroKosova Holding”, Haziz Tafaj, këtë vit e quajti mjaft sfidues për shkak të temperaturave të larta. Ai deklaroi se përkundër vështirësive që i kanë pasur për shkak të temperaturës së lartë, kanë arritur të kenë prodhim të mirë.

“Këtë vit është një vit mjaftë i vështirë për prodhimin e rrushit për shkak të temperaturave të larta. Sot do të duhej që të ishte fillimi i vjeljes së rrushit, por në fakt ka më shumë se tri jave që ka filluar vjelja e rrushit që na ka befasuar që edhe nga memoria e më të vjetërve askush nuk e mban mend që ka filluar kaq herët. Megjithatë edhe me këtë vit të vështirë kemi arritur që të prodhojmë rrush të mirë, cilësi të mirë dhe jo vetëm me ruajt traditën por edhe me zhvilluar që gjenerata tona të hershme me kujtu gjithmonë si një ditë të veçantë për komunën e Suharekës”, u shpreh Tafaj.

E kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, theksoi se komuna që e udhëheq shquhet për prodhimtari e suksese në shumë fusha.

“Një vit me sfida për shkak të temperaturave të larta, por sidoqoftë rendimenti do të jetë kualitet të mirë, cilësi të mirë. Unë jam i interesuar që bizneset e Suharekës të ecin përpara, të ju ndihmojmë që të kemi më shumë prodhim, eksporte jashtë për shkak se kemi nevojë që të shtojmë buxhetin e Kosovës”, u shpreh ai.

Të ngjashme