Vjen aplikacioni “Rio 2016” dhe të tjerë

Prishtinë | 08 Gus 2016 | 20:03 | Nga

Gushti është një muaj plot aktivitete ashtu si dhe Lojërat Olimpike që po zhvillohen këtë vit në Rio. Një aplikacion i quajtur Rio 2016 ju lejon t’i ndiqni rezultatet e lojërave që nga celulari juaj dhe ja edhe disa të tjerë që ia vlen t’i keni këtë muaj.

  1. The Himalayas

Duke përdorur Google Map, kompania ka ndërtuar një aplikacion nga i cili mund të shëtisni në Himalaja dhe t’i shihni ato live pa qenë vetë atje. Në vendin e një personazhi vizatimor ju mund të shëtisni përreth, të eksploroni hapësirat e bardha të Himalajeve duke rrëshqitur nëpër dëborë apo duke u ngjitur si alpinistë.

Programi është ndërtuar kryesisht për fëmijë dhe ka karakter arsimor.

1

2. Rio 2016

Jeni apo jo duke i ndjekur live lojërat, ju do të informoheni mbi çdo rezultat dhe në kohë reale mbi çdo gjë që po ndodh në Rio. Aplikacioni ofrohet në gjuhët: angleze, portugeze, spanjolle, frënge, koreane dhe japoneze.

2

3. Rithmio Edge

Keni një orë smart Android? Shkoni shpesh në palestër? Aplikacioni ju mundëson të llogarisni më mirë energjitë e harxhuara në një aktivitet sportiv. Ai llogarit efikasitetin, performancën dhe ju merrni të dhëna të sakta mbi sasinë e kohës që duhet të kaloni në një ushtrim të caktuar.

3

  4. Unmute

Unmute nuk është një aplikacion i ri, por versioni i tij i fundit 2.0 është i tillë që duket se është ndërtuar edhe një herë nga e para. Sapo ta instaloni, ai ju lidh me shokët tuaj që përdorin këtë platformë dhe mund të realizoni thirrje të përbashkëta deri në 50 veta.

Vetëm 6 njerëz mund të flasin njëkohësisht prandaj gjërat nuk dot të jenë ‘kaotike’ dhe thirrja zgjat 18 minuta.

5

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme