Flamur Bunjaku edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së te cilit i prin Agim Ademi.
Bunjaku këtë vendim e ka marr si rezultat i pakënaqësive te krijuara brenda FFK-sa javëve të fundit, ndërsa qe një kohë të gjatë në shenjë paknaqësie nuk ka marrë pjesë në mbledhje.
Letrën e dorëheqjes së Bunjakut e ka publikuar Gazeta Olle.
Flamur Bunjaku ka qenë krahu i djathtë i legjendës dhe ish-kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrrit.
Edhe kontributi i tij ishte i madh për pranimin e Kosovës në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit, UEFA e FIFA.