Anne Hathaway ka konfirmuar se ajo dhe aktorja, Julie Andrews do të jenë të dyja pjesë e serisë së tretë të filmit, The Princess Diaries.
Aktorja u shpreh se skenari për serinë e tretë të komedisë është gati dhe do të jetë një vazhdim i serisë së vitit 2004, The Princess Diaries 2: Royal Engagement.
Projekti i tretë nëse e merr dritën jeshile, pritet që të transmetohet pothuajse një dekadë pas serisë ku Priceshë Mia u kurorëzua si Madhëria e saj, Amelia Mignonette Thermopolis Renaldi, Mbretëresha e Genovia-s.
Duke folur në një emision, Hathaway shpjegoi se ajo është shumë e entuziazmuar për vazhdimin e komedisë duke shtuar që mezi pret që projekti të marrë miratim.
Duke iu përgjigjur një fansi nga audienca, ajo shpjegoi:
Është gati një skenar për filmin e tretë…Unë dua që të marr pjesë. Julie [Andrews] do që të jetë pjesë. Producentja jonë, Martin Chase, është gati. Të gjithë ne duam që të ketë një film të tretë…”
Duke qenë se drejtori i filmit, Garry Marshall, ka ndërruar jetë në vitin 2016, ekipi po e konsideron që serinë e tretë ta realizojnë në nder të tij.