Presidenti sirian Bashar al-Assad, mëngjesin e sotëm ka postuar një video ku shihet duke shkuar në zyrën e tij në presidencë.
Kjo ndodhi pak orë pas sulmit që kryen në Siri, SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe, si reagim kundër përdorimit të armëve kimike ndaj popullit sirian.
Siç raporton Reuters, Assadi i ka bashkuar videos një mbishkrim “Mëngjes i elasticitetit”, ndërsa në videon e cila zgjat rreth 8 sekonda, Assadi nuk flet asgjë por duket i veshur në kostum me kravatë dhe mbanë në duar një çantë.
https://twitter.com/Presidency_Sy/status/985035128794644480