Oda e Hotelierisë dhe Turizmit i ka reaguar Qeverisë së Kosovës pas vendosjes së masave të reja anti-Covid, ku gastronomia lejohet të punojë vetëm deri në orën 21:00.
Në një reagim në rrjetin social Facebook, nga kjo odë i kanë bërë thirrje Qeverisë që të konsultohet edhe me ata për vendosjen e masave, përcjell Demokracia.com.
“Për mos ta zgjatur shumë rritja e rasteve të të infektuarve është një fatkeqësi, dhe krejt kjo po ndodh falë neglizhencës së Qeverisë si ndaj shëndetit publik ashtu edhe ndaj shëndetit ekonomik”, thuhet në këtë komunikatë.
Reagimi i plotë:
REFLEKTONI: E KEMI THËNË DHE E THEMI HOTELIERIA/GASTRONOMIA NUK KA QENË DHE NUK ËSHTË VATËR E INFEKSIONEVE!
Tash e sa ditë jemi koshient se fatkeqësisht rastet me Covid-19 janë rritur shumë edhe në vendin tonë.
Edhe pse masat asnjëherë nuk janë lehtësuar për sektorin e hotelierisë dhe gastronomisë, kufizimet për këto sektore kanë qenë gjithmonë prezente, nuk u është lejuar të punojnë me kapacitete të plota, janë përballur me masa të rrepta dhe me dënime të shumta të paarsyeshme.
Si çdoherë, edhe kësaj here masat e reja janë marrë pa asnjë konsultim me organizatat apo shoqatat që përfaqësojnë bizneset, e këto masa si zakonisht janë kuptuar vetëm përmes rrjeteve sociale apo medieve tona!
Pse bizneset nuk punuan deri tani me kapacitete të plota, pse dasmat nuk u lëshuan dhe asnjë masë nuk u lehtësua as edhe për festat e fundvitit, pavarësisht kërkesave dhe presioneve tona!
Edhe përkundër kësaj, rastet u rritën dhe kësaj radhe si asnjëherë më parë!
Dhe me këtë viem në përfundim që hotelieria/gastronomia nuk kanë qenë dhe nuk është vatër e infeksioneve.
Përveç këtyre duhet ta ripërmendim prap që si sektor jemi më të dëmtuarit, dhe më të pa mbështeturit nga Institucionet e Kosovës, pra nuk është bërë asnjë subvencionim ndaj këtyre sektoreve, edhe një ndihmë sadopak e vogël që ka qenë ajo e TVSH%-së tani veçse është ngritur prapë në 18%!
E mos të flasim për dënimet e përditshme që ndodhin, e me theks të veçantë shtrejtimin e energjisë elektrike, gjë e cila tash e disa ditë ka shkaktuar dëme shumë të mëdha qoftë te qytetarët apo te bizneset.
Kjo për shkak se vetëm është rritur çmimi i energjisë elektrike dhe nuk është bërë asnjë lehtësim për bizneset, asnjë subvenconim e as ndonjë rritje page ndaj punëtorëve!
Për mos ta zgjatur shumë rritja e rasteve të të infektuarve është një fatkeqësi, dhe krejt kjo po ndodh falë neglizhencës së Qeverisë si ndaj shëndetit publik ashtu edhe ndaj shëndetit ekonomik.
Ju bëjmë thirrje përsëri që të na ndëgjoni, konsultohuni me përfaqësues të bizneseve dhe me biznese direkt, sepse ne jemi ata që i shohim problemet nga afër, i dijmë hallet e bizneseve dhe do të ishte mirë që mendimet apo propozimet tona të mirren parasysh e jo të veproni në këtë mënyrë sepse problemet dhe dëmet po shtohen çdo ditë e më shumë.