Pas përplasjes mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ardhur reagimi i parë nga Rusia.
I pari që reagoi ishte Kirill Dmitriev, këshilltari i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.Në një postim në rrjetin social “X” ai ka shkruar shkurt se kjo është “historike”, duke ju referuar një postimi që paraqiste përplasjen në mes presidentëve.