Një lojë nga produksioni i Big Brother ka bërë që ndjekësit e këtij formati të shpërthejnë me komente nga më të ndryshmet për Donaldin dhe Beatrixën.
Atyre u ishte dhënë një mision që të zmadhojnë situatat në shtëpi, por dyshja zgjodhën pikërisht Egzonën për ta bërë këtë gjë.
Madje, Beatrix shkoi deri në atë pikë të lojë sa i tha Egzonës që ajo e ka qejf Donaldin dhe e pëlqen atë.
Moderatorja e RTK shpërtheu në lot nga kjo lojë e tyre, derisa tani ka reaguar edhe vëllai i saj përmes një postimi të bërë në Instagram.
“Bëhu e fortë motrushi jem”, ka shkruar ai në fotografinë e publikuar me Egzonën.
Ndryshe, Egzona pasi e kuptoi se e gjithë ajo ishte një lojë, zgjodhi t’i falte të dy banorët, ani pse për publikun u gjykua se po luanin me ndjenjat e saj.
Kujtojmë se Egzona ka 10 ditë që ka nisur aventurën e saj në Big Brother VIP, dhe tani këtë javë ajo është në nominim.