Vjen reagimi nga kampi i Vjosa Osmanit pasi Isa Mustafa kërkon shkarkimin

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, sot i ka dërguar një letër Këshillit të Përgjithshëm të partisë për tu deklaruar me votë rreth dy propozimeve. Njëri për afrimin e Avdullah Hotit afër vetes në pozitën e nënkryetarit dhe tjetri për ta larguar Vjosa Osmanin nga dy pozitat që mbanë në parti.

Lidhur me këtë kërkesë ende s’ka reaguar vetë Osmani, por kanë reaguar anëtarë të stafit të saj si kryetare e Kuvendit.

“I kam besu, e i besoj veç një emri: VJOSA!”, ka shkruar Egnesa Vitia, pjesë e stafit të Osmanit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë Fatmir Rexhepi ka thënë se nuk voton kurrë për shkarkimin e Vjosa Osmanit, derisa Melihate Tërmkolli ka thënë se duhet mbledhur Këshilli i Përgjithshëm për të diskutuar rreth një çështje të tillë, meqë sipas saj nuk është aq e thjeshtë.

Kjo kërkesë e Isa Mustafës siç thuhet në letër, vjen pas veprimeve të Vjosa Osmanit kundër qëndrimeve të LDK’së.

Ditë më parë kishte mbledhur kryetarët e degëve për të diskutuar rreth atyre që veprojnë kundër partisë.

Të ngjashme