Mëngjesin e së dielës në rrugët e Vjenës ka qarkulluar një veturë nga altoparlantët e së cilës është lëshuar tinguj të mitrolozit dhe më pas edhe ezani.
Kjo si duket ka shqetësuar qytetarët të cilët kanë kërkuar edhe sqarime nga policia.
” Të dielën në mëngjes herët një veturë nën përcjelljen e policisë vozitet dhe në qarkun e tetë lëshon nga altoparlantët të shtëna dhe thirrje e myslimanëve për lutje nëpërmjet një Mejzini. Çka po ndodh? A ka sqarime lidhur me këtë? Mos është provokim?”.
Policia i është përgjigjur ankesës së qytetarëve, duke thënë se tubimi ishte lajmëruar.
Sipas deklarimeve tubimi ishte paralajmëruar për të luajtur muzikë orientale.
“Këtë mëngjes ishte një takim në # Josefstadt. Kuptohet, kjo shkaktoi një trazim, moskuptim dhe refuzim. Ne duam të shpjegojmë sa vijon: Ky tubim u regjistrua për sot, nga ora 9 e mëngjesit deri në 10 e mëngjesit, me dhjetë persona nën titullin “Tolerancë dhe Diversitet”. Në kohën e njoftimit të takimit nuk kishte asnjë arsye për ndalim. Para se të nisej tubimi, personi përgjegjës deklaroi se folësit përdoren vetëm për të luajtur muzikë orientale”.
Tutje Policia vjeneze ka theksuar se ndaj organizatorëve janë marrë masa për prishje të rendit dhe qetësisë dhe dyshime për hapje të urrejtjes.
“Pasi tubimi u largua në 9:20 të mëngjesit, fillimisht u luajt muzikë orientale. Më pas, zërat e mitralozëve dhe parullat anti-muslimane u luajtën gjithsej katër herë gjatë gjithë tubimit, për një periudhë prej 1-2 minutash. Gjatë sqarimit me Zyrën e Shtetit për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Kundër-Terrorizmit dhe marrjen e masave nga kolegët e pranishëm në vend, tubimi përfundoi në 10:00 të mëngjesit. Ankesat administrative u bënë kundër njerëzve të pranishëm, përfshirë prishjen e rendit publik dhe hetimet filluan për dyshime të gjuhës së urrejtjes”.
Para disa ditësh në kryeqytetin austriak ka ndodhur një sulm, ku kanë mbetur të vdekur pesë persona përfshirë edhe autorin e sulmit.