Ditët e nxehta po përfundojnë. Vjeshta është sinjali i parë për një kujdes të shtuar ndaj flokëve, por edhe për ndryshim të imazhit të tyre.
Ashtu si në çdo sezon të ri, në botën e modës parashtrohen një mori alternativash drejt të cilave orientohen femrat për të ndërtuar një imazh të ri. Për sezonin e vjeshtës, imazhi i femrës është menduar të vijë i thjeshtë dhe me kombinime ngjyrash në flokë, shkruan Koha Ditore.
Ngjyrat do të jenë thuajse të njëjta si viteve të tjera, mirëpo e veçanta e këtij sezoni është kombinimi i tyre.
Profesionistët kanë renditur disa nga ngjyrat e flokëve që do të jenë trendi. Ata, po ashtu këshillojnë rreth kujdesit ndaj tyre.