Vjollca Haxhiu ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
Këngëtarja e njohur erdhi me projektin e titulluar ‘’Dashnia e re’’, të cilën e solli të realizuar edhe me videoklip.
Për tekstin e këngës janë kujdesur Avni Qahili dhe Ghulo ndërsa për muzikën dhe orkestrimin Nexhat Mujovi i njohur si Virusi.
Videoklipi i kësaj kënge që për temë ka dashurinë, është i tëri i realizuar në një skenë ndërsa Vjollca shkëlqen me paraqitjen e saj.
Gjersa në muzikë është mjaft aktive me projekte mjaft të suksesshme, Vjollca duket të jetë mjaft rehat edhe sa i përket jetës private.
Megjithëse vet nuk ka folur asnjëherë, mediat kanë raportuar se bukuroshja po shijon prej vitesh lidhjen e saj të dashurisë.