Këngëtarja dhe njëherësh prezantuesja, Luana Vjollca, padyshim që shpesh bëhet motivim për fansat.
Ajo për vite me radhë ka qenë aktive në paraqitjet televizive, përfshirë edhe me prurjet e reja muzikore.
Ndërkaq, në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë një imazh të realizuar para 13 vitesh.
“13 vite më parë. Duke pozuar për kopertinën e revistës Jeta”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Në imazhin e parë shihej me bikini derisa kafshonte një copë shalqiri, kurse në postimin e dytë ajo solli pamje nga trupi i saj.
Nuk ishte e mundur që fansat të mos reagonin, ku një shumicë e tyre e preferonin bukuroshen me pamje natyrale.
Vlen të përmendet se Luana gjithmonë akuzohet për ndërhyrjet kirurgjike, në fytyrë dhe në trup.