Analisti dhe profesori në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, thotë se LDK bëri gabim strategjik duke e kandiduar Vjosa Osmanin për Kryeministre.
Kjo pasi Osmani, sipas tij, është një figurë margjinale në LDK.
“LDK është në një ‘knock down’ .Zgjedhja e kandidates ka qenë gabim strategjik. Vjosa Osmani është një figurë margjinale në LDK, është një figurë që ka ba zhurmuesin por jo një figurë që ka ba kapital”, ka thënë Krasniqi në T7.
“Ajo nuk ka pasur mundësi të zgjojë anëtarësinë e vjetër. Në vend se të luante rolin me një fuqi rugoviste të mirëfilltë si Rugova dikur, ajo ishte shumë më arrogante se Albin Kurti”.
“Mund ta kuptoj pse nuk e ka marrë në fushatë për shembull Ukë Rugovën ose Teutën, por ajo ka mundur ta marrë në fushatë zonjën Fanë. Mendoj se ajo e ka çu në dëm fitoren që e patën në dorë”, ka theksuar Krasniqi, një nga themeluesit e LDK-së dhe njohës i mirë i kësaj partie.