Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar besimtarëve ortodoksë Pashkët Ortodokse.
Osmani ka uruar që paqja dhe respekti të jetë në secilën familje.
Urimi i plotë:
Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje!
Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë.
Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen!
Le të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë!
Për shumë mote, gëzuar Pashkët ortodoksë!