Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës, pas tri raundesh votimi në Kuvendin e Kosovës.
Osmani mori 71 vota, nga 82 deputetë sa morën pjesë në votim. 11 vota ishin të pavlefshme.
Kundërkandidati Nasuf Bejta, i cili nevojitej për shkak të procedurës, nuk mori asnjë votë.
Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri.