Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur takimin e saj me strukturat e Forumit Rinor të LDK-së, shkruan EkonomiaOnline.
Osmani tutje në shkrimin e saj ka thënë se, të rinjët dhe të rejat janë ata që bëjnë ndryshime poltike të vendit, duke shtuar se sukseset e të rinjëve në inovacion, në sport, në kulturë, art, muzikë e shkencë kanë qenë përherë një standard më lart se politika
Shkrimi i saj i plotë:
Të rinjtë e të rejat e Kosovës kanë bartur përherë peshën e ndryshimit politik në vend; kanë bartur peshën e vet shtetit. E shteti i kapur s’ka arritur t’i bartë me vete ata; i ka lënë pas.
Sukseset e të rinjëve në inovacion, në sport, në kulturë, art, muzikë e shkencë kanë qenë përherë një standard më lart se politika. Sot ato janë motivim i angazhimit tonë si ekip. Prandaj, është koha që politikën ta sjellim në atë standard. Këtë herë shteti u kthehet të rinjëve!
Prandaj sot, bashkë me Kryetarin Mustafa takuam strukturat e Forumit Rinor të Lidhjes sonë. Takuam bazën më të shëndoshë të aktivizmit tonë politik, tek të cilët mbështetemi gjithë.