Vjosa Osmani merr vëmendjen e Netanyahut pasi falënderoi Izraelin nga memoriali te Kuvendi i Kosovës

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Izrealit, Benjamin Netanyahu, e ka shpërndarë një video të kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila nga memoriali për hebrenjtë në Prishtinë, e ka falënderuar Izraelin për njohjen e Kosovës.

Kryeparlamentarja Osmani, në një video të realizuar nga oborri i Kuvendit të Kosovës, pranë pllakës memoriale të komunitetit hebrenj, për ta falënderuar Izraelin për njohjen reciproke.

Kjo video është postuar edhe në profilin e Netanyahut.

Osmani aty thotë se shqiptarët e Kosovës dhe populli hebrenj kanë lidhje të vecantë, që periudha e Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët hapën shtëpitë e tyre për të strehuar e fshehur hebrenjtë e përndjekur nga nazistët.

“Po qëndroj para memorialit të komunitetit hebrenj, këtu në Parlamentin e Kosovës, për të thënë “Faleminderit” [e thotë edhe hebraisht] Izraelin që e njohu Republikën e Kosovës. Më shumë se 70 vjet  më parë, shqiptarët e Kosovës hapën zemrat dhe shtëpitë e tyre për hebrenjtë. Që nga atëherë, qytetarët e Kosovës dhe ata të Izrealit e kanë një lidhje të veçantë, që së fundmi u formalizua me vënien e raporteve diplomatike javën e kaluar. Nga Kuvendi i Kosovës, ne i falendërojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e bën këtë të mundur. Ne mezi presim që të forcojmë edhe më shumë miqësinë tonë me Izraelin, përmes bashkëpunimit të parlamentit me Knesset-in [paralementin e Izrealit]”, ka thënë Osmani.

Sipas marrëveshjes që u nënshkruar të premten në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Izraeli e njohin njëra-tjetrën dhe vendosin raporte diplomatike.

Kosova është zotuar se ambasadën e saj do ta hapë në Jerusalem, e jo në Tel Aviv, e kjo është mirëpritur nga Izraeli dhe SHBA’ja, por është kundërshtuar nga liga arabe dhe Turqia.

https://www.facebook.com/Netanyahu/videos/3291698657545312/?v=3291698657545312


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme