Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka filluar pushimet në Turqi. Kështu ka bërë të ditur një burim i Gazetës Infokus.
Tani e dy ditë, e para e vendit nuk është paraqitur fare as në zyrën e saj.
Burimet të njëjta kanë thënë se arsyeja e mos prezencës së saj në Presidencë është pasi ka filluar pushimet.
“Presidentja Osmani ja ka nis pushimeve, ndodhet në Turqi”, ka thënë ky burim, i cili konfirmon se e para e vendit ka udhëtuar jashtë shtetit me avion nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.
Me ligj, Komandantja Supreme e Kosovës, duhet ta njoftoj Protokollin e Shtetit kur udhëton jashtë vendit. Kjo për shkak të koordinimit të agjendave të tre liderëve kryesorë të shtetit. Ata, nuk mund të jenë në të njëjtën kohë jashtë vendit.