Dje është votuar Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pas formimit të kësaj qeverie, sot është duke u mbajtur seanca e parë plenare e Kuvendit, e cila po udhëhiqet nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani ani pse dje kishte refuzuar që ta drejtojë seancën ku u votua Qeveria Hoti, shkruan Reporteri.net.
Një detaj që është vërejtur gjatë seancës, është pas fjalimit të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamzës, kryeministri Avdullah Hoti shihet në video duke e ngritur dorën për marrë fjalën, por kjo kërkesë siç duket u refuzua nga kryeparlamentarja Osmani.
Kujtojmë se dje Osmani hapur ka dalë kundër qeverisë Hoti, pasi ka thënë se ajo është krijuar nga presidenti Hashim Thaçi.