Vjosa Osmani: Nuk ka qenie njerëzore më të fortë se nënat

| 10 Maj 2020 | 14:55 | Nga

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar se sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera anekënd botës, festohet Dita e Nënës.

Ajo ka thënë se në këtë kohë pandemie në veçanti, por edhe çdo ditë të jetës sonë, gjithsecili prej nesh e kuptojmë se nuk ka qenie njerëzore më të fortë se nënat.

“Për mjeket e infermieret që për të shpëtuar jetë po punojnë ditë e natë duke mos i parë fëmijët e tyre për ditë të tëra, për nënat vetushqyese që përkundër sfidave rrisin e edukojnë fëmijë të mrekullueshëm e të suksesshëm, për punëtoret në veprimtaritë esenciale që nuk pushuan as kur të gjithë rrinin në shtëpi, për mësueset që vazhduan mësimin online përderisa kujdeseshin për fëmijët e familjen, për secilën grua që kontribuoi në shërbimin e shujtave për familjet në nevojë, për policet e ushtaret që rrezikojnë jetën e tyre për ne, e për secilën nënë që çdo vështirësi na e kthejnë në lehtësim: faleminderit që ekzistoni. Urime dita e nënës!”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të saj në Facebook:

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/videos/298873241119120/?__xts__[0]=68.ARAHJ5CnkhEVOA0edEXE6prORO_Pdrc2XetqKPldcHQRV9JeZzLt7PSKj0cBLXejydIYOdJij7NrNEbfJtaA30uBS7CgwftVDSRrqtOV8TcssRFjNZhLcnkb-ZGXcUNGeT6HuFPB8OdBQlkFdiltzXWjdKRj2_Fe8ngPeqjP3e3jB7Yno9fJTVtL55gdjPHmq0xQi-OfAUjE9tATB05ypS1dgt-fhYUC_P9DW32BlLzYbevzwzCzyH-V1eNx7Fab4Q7dDnb3aFiuAtxC_l9I8Fjk1JqAMfuSVaaBjlorKU4dHsL798WAtHJMU1qE4PuA8WkqGcbq1Paq3ITre5g4JZ2s7qUSHh9vzowwUA&__tn__=-R

Të ngjashme