Vjosa Osmani pritet me mikpritje të veçantë nga Kryeministri i Malajzisë

Prishtinë | 03 Maj 2025 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me mikpritje të jashtëzakonshme nga Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, gjatë një dreke zyrtare të mbajtur në kompleksin qeveritar Seri Perdana në Putrajaya.

Gjatë pritjes, elemente të pasura të kulturës malajziane u ndërthurën mjeshtërisht me tingujt e muzikës shqiptare, duke e bërë ngjarjen edhe më të veçantë.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mikpritjen me fjalët: “Faleminderit Malajzi!”

Të ngjashme