Ka filluar para pak çastesh dueli miqësor mes Kosovës dhe Gjibraltarit.
Përkundër faktit se është takim revyal, tribunat janë të stërmbushura, shkruan GazetaBlic.
E në tribuna është parë edhe Vjosa Osmani, e cila duket se ka refuzuar zonën VIP, për të zënë vend në tribunën perëndimore.Përveç saj janë parë edhe figura të tjera politike dhe ato publike.
Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sa i përket ndeshjes, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual./Front Online/