Vjosa Osmani shkon në Podujevë dhe publikon fotografi bashkë me Saranda Bogujevcin

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci u raportua se kinse ka thënë se rezultati i arritur në zgjedhje do të ishte i njëjtë edhe pa Vjosa Osmanin.

Për të këtë deklaratë ka reaguar Bogujevci, përmes një postimi në Facebook, duke mohuar një gjë të tillë, për çka shtoi se po bëhet një fushatë e vrazhdë ndaj Osmanit.

“Nga intervista ime mbrëmë në emisionin Infomagazine, disa portale paskan nxjerrë tituj e lajme që kinse unë paskam thënë së ne do t’i fitonim zgjedhjet edhe pa Vjosa Osmanin. Kjo nuk është e vertetë, e nuk ka të bëjë as me interpretimin e asaj që unë kam thënë. Kjo është thjeshtë një fushatë e vrazhdë që po vazhdon t’i bëhet znj. Osmanit”, ka shkruar ajo.

Por të siguruar se marrëdhëniet e tyre nuk janë krisur, Vjosa Osmani sot ka shkuar për homazhe tek varrezat e familjeve Bogujevci e Duriqi, në Podujevë.

Osmani ka publikuar disa foto, ku një prej tyre shihet edhe me Saranda Bogujevcin.

Ato shihet kapur me njëra-tjetrën, duke treguar se marrëdhëniet e tyre janë të mira, dhe për të mohuar kështu raportimet e fundit të disa medieve.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/288659915951888

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme